HomeKRYESOREVllaznia nderon 5 figura të njohura të historisë së saj

Vllaznia nderon 5 figura të njohura të historisë së saj

Klubi i Futbollit Vllaznia perpos faktit qe eshte i fokusuar maksimalisht per nje mbyllje te suksesshme te sezonit aktual duke shpresuar tek fitimi i titullit kampion me ekipin e pare, nuk po i le mbas dore edhe figurat e shquara te historise se tij. Ne kete aspekt, edhe diten e djeshme eshte bere nje tjeter nderim per disa prej tyre.

Keshtu, perpara ndeshjes miqesore qe veteranet e Vllaznise kane zhvilluar me ato te Real Valladolid, drejtuesit e klubit u kane akorduar titullin “Mirenjohje” dhe pese ish- futbollisteve te saj ne vite.

Ka qene vete presidenti Alban Xhaferi qe ua ka dorezuar nje titull te tille emrave te shquar te futbollit shkodran si Ferid Borshi, Fatbardh Jera, e Rudi Vata. Nderkohe qe ish- trajneri Hysen Dedja ua ka dorezuar kete titull edhe Kujtim Shabes dhe Suad Licit.

Padyshim qe nderimi i tyre tregon respekt per ate kontribut te dhene ne vite per fanellen kuqeblu dhe ne kete drejtim klubi Vllaznia eshte nje shembull per t’u ndjekur.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments