...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Klub i madh, tifozëri e jashtëzakonshme', mesfushori njofton largimin nga Vllaznia: Më...

‘Klub i madh, tifozëri e jashtëzakonshme’, mesfushori njofton largimin nga Vllaznia: Më vjen keq… i uroj Shkodrës titullin Kampion

Amir Kahrimanovic nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Është vetë mesfushori, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale ka “tronditur” tifozët shkdoranë me njoftimin e largimit.

“Kam shumë për të thënë, por këtë herë do të flas shkurt. Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk arritëm ta sillnim titullin në Shkodër. Më vjen akoma më keq për tifozët, për shokët e mi që më thirrën të bashkohem me Vllazninë, ata që e kanë pritur kaq gjatë këtë moment. Një klub i madh, një tifozeri e jashtëzakonshme, një stadium që frymëzon. I uroj klubit dhe mbi të gjitha tifozëve, që titulli t’i kthehet Shkodrës pas 25 vitesh. Me respekt, Amir Kahrimanovic”, shkruan kroati.

Kujtojmë se ylli i mesfushës shkëlqeu me Vllazninë në sezonin që lamë pas. Në 31 ndeshje që mori pjesë, 26-vjeçari bëri mjaft mirë. Kahrimanovic shënoi 2 gola dhe asistoi në 6 të tjerë.

ZYRTARE/ “Tronditet” Vllaznia, ylli i ekipit njofton largimin

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.