Tashme eshte zyrtare dhe e konfirmuar njekohesisht nga te dy klubet, Vllaznia dhe CSKA e Sofjes. Futbollisti Kevin Dodaj eshte transferuar tek skuadra me e vjeter e futbollit shqiptar tek ajo me shume tradite e futbollit bullgar.
Nje marreveshje ne mes dy klubeve ka mundesuar kete transferim teksa Vllaznia ka perfituar nga shitja e ketij lojtari shumen prej 450 mije eurosh bashke me bonuset dhe njekohesisht ka mbajtur edhe 10 % te kartonit te tij.
Nje transferim me shume vlere, jo vetem per arken e klubit por edhe per te treguar se Vllaznia nuk e ka humbur traditen e nxjerrjes se lojtareve cilesore nga Akademia e saj.
Ne kete menyre nga sot per Dodajn nis nje mundesi e re per te treguar vlerat edhe tek CSKA dhe pse jo per t’u transferuar sa me shpejt ne nje kampionat edhe me te forte. Vllaznia nderkohe i ka dhene lamtumiren me fjalet e meposhtme:
Faleminderit Kevin!
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me klubin bullgar CSKA Sofja për transferimin e futbollistit Kevin Dodaj.
Një djalë i rritur në familjen kuqeblu, e që vendosi gjithmonë zemrën në fushën e lojës. Jemi krenarë për rrugëtimin tënd dhe të falënderojmë për çdo moment me këtë fanellë.
Suksese në sfidën tënde të re Kevin! — Shkodra do të jetë gjithmonë shtëpia jote!
Comments are closed.