HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHera e tretë në histori përballë një ekipi nga Islanda, Vllaznia ka...

Hera e tretë në histori përballë një ekipi nga Islanda, Vllaznia ka një kualifikim dhe eleminim

Nga Endri ÇINARI

Për Vllazninë përballja dyshe me Vikingur në kuadër të turit të dytë të Conference League, do jetë e treta në histori përballë një ekipi islandez për kuqeblutë. Në dy eksperiencat e mëparshme, shkodranët kanë një kualifikim dhe eleminim ndaj skuadrave ishullore të Islandës. Dueli i parë me një ekip islandez për Vllazninë shënohet në sezonin 2001- 2002. Në atë periudhë shkodranët luanin në turin e parë të Champions League ndaj Rejkjavik.

Kuqeblutë kalonin ndaj ishullorëve falë një fitoreje 1-0 në Shqipëri dhe një disfate 2-1 në transfertë. Ku falë rregullit të golit në fushën kundërshtare, do kalonin në turin e dytë ku më pas do ndesheshin me Galatasaray.

Përballja e dytë me një ekip islandez për Vllazninë shënohet në sezonin 2024-25. Kundër Valur, shkodranët do eleminoheshin ku pavarësisht barazimit 2-2 në Islandë, do vinte një humbje e thellë 0-4 në ndeshjen e kthimit në Shkodër.

Disfatë që do sillte eleminimin e kuqebluve që në turin e parë të Conference League. Tashmë dueli ndaj Vikingur do jetë i tretë ndaj një skuadre islandeze. Dhe në fund të 180 minutave apo më tepër do shikohet nëse 9 herë kampionët e vendit tonë do i kenë shifrat pozitive apo negative ndaj ekipeve që vijnë nga ishulli më verior i kontinentit

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments