HomeKRYESOREE paralajmëroi gazeta 'Shkodra Sport', mbrojtësi shkodran prezantohet tek skuadra e njohur...

E paralajmëroi gazeta ‘Shkodra Sport’, mbrojtësi shkodran prezantohet tek skuadra e njohur kosovare

Per mbrojtesin shkodran Klejdi Paloka nga sot ka nisur zyrtarisht nje pervoje e re. 23 vjeçari qe vendosi te largohej nga Burreli, eshte prezantuar tek skuadra e tij e re, Vushtrria. Gazeta “Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar prej pak ditesh, por nderkohe vetem sot ka ardhur edhe firma ne kontrate.

Padyshim qe kjo do te jete nje eksperience e re per te, por ish- futbollisti i Vllaznise duket i vendosur per te treguar vlerat e tij me te mira dhe per ta ndihmuar kete skuader me shume pervoje per te arritur objektivat e saj.

Duhet thene se Paloka beri nje sezon shume te mire tek Burreli vitin e kaluar dhe drejtuesit matjane kishin shprese se do ta mbanin serish ne rradhet e tyre, por nuk ka ndodhur keshtu. Kjo sepse Paloka ka dashur te provoje diçka te re dhe eshte ngacmuar jo pak nga emri i madh qe ekipi i Vushtrrise ne futbollin kosovar.

Kjo skuader merr pjese ne Ligen e Pare dhe do te synoje te jete ne mes me te mirave te saj. Kuptohet qe mbrojtesi shkodran pritet te jete nje garanci per prapavijen e saj dhe po ashtu edhe stafi teknik ka shume besim ne aftesite e ketij lojtari.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments