Vllaznia nderon Ruzhdi Mesin. Ky i fundit, pak dite me pare ka mbushur 65 vjeç dhe pikerisht me kete rast, klubi shkodran ka vendosur t’i organizoje nje ceremoni te thjeshte por shume kuptimplote perpara ndeshjes se djeshme me Egnatian.
Behet fjale per fizioterapistin dhe masazhatorin e mirenjohur Ruzhdi Mesi, i cili ka qene pjese e stafit mjekesor te Vllaznise nga viti 1987 deri ne vitin 2018 dhe si rrjedhoje ka qene protagonist edhe ne fitimin e disa trofeve nga skuadra kuqeblu.
Ka qene pikerisht presidenti Alban Xhaferi dhe mjeku Zyhdi Çoba qe e kane nderuar Mesin, i cili njekohesisht ka marre edhe duatrokitjet e shumta te publikut shkodran, i cili e njeh mjaft mire per aftesite dhe kontributin e tij ne fushen e shendetesise.
Duhet thene se Klubi Vllaznia eshte model ne kete drejtim, ate te nderimit te figurave te shquara te saj, te cilet ne vite kane dhene kontributin per ngjyrat kuqeblu dhe njeri nder to ishte edhe Ruzhdi Mesi qe u nderua diten e djeshme.(www.shkodrasport.com)