HomeKATEGORIA E TRETETjetër goditje në merkato e KF Shiroka. Firmos edhe me ish- mbrojtësin...

Tjetër goditje në merkato e KF Shiroka. Firmos edhe me ish- mbrojtësin e Vllaznisë

KF Shiroka nuk ka nder mend të ndalet në përpjekjet e saj për të ndërtuar një ekip sa më cilësor për sezonin e ri ku padyshim që objektivi i saj do të jetë një dhe i vetëm: Ngjitja në kategorinë e parë. Si rrjedhojë mbrëmjen e sotme, klubi shkodran ka prezantuar një tjetër goditje të rëndësishme të merkatos së saj.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Dritmir Beci. Ky i fundit deri para dy muajsh ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe nga sot tashmë i është bashkuar ekipit tjetër të këtij qyteti, i cili duket shumë i vendosur për të “blinduar” përbërjen e tij për sezonin e ardhshëm.

“Mirësevjen Dritmir Beci!

Klubi ynë mirëpret Becin, lojtarin më të ri që do të veshë fanellën tonë. 
Beci vjen nga ekipi i Vllaznisë, duke sjellë me vete energji, pasion dhe dëshirë për të dhënë më të mirën në fushë.


Me përvojën e tij , jemi të bindur se ai do të jetë një forcë e rëndësishme për skuadrën tonë. Mirësevjen në familjen tonë”- shkruhet në faqen e këtij klubi.

Kujtojmë që përpara Becit, janë prezantuar edhe emra të tjerë si Klejdi Dibra, Samet Ruqi, Anderson Filipi e Erjon Vucaj. Një merkato vërtetë cilësore dhe padiskuti që pritshmëritë janë të mëdha për KF Shiroka në sezonin e ri.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments