HomeKRYESORE63 minuta si titullar dhe 1 asist, ky është rikthimi i Armando...

63 minuta si titullar dhe 1 asist, ky është rikthimi i Armando Brojës dhe debutimi i tij me skuadrën e re

Ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, debutoi me asist te klubi i Bërnlit, në duelin ndaj Derbit, të vlefshëm për raundin e 1/32-ve të EFL Cup, që përfundoi me rezultatin 2 me 1 për skuadrën e sulmuesit kuqezi. 

Broja ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës së Bërnlit dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar. 

Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsei i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë. 

Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë 63 minuta, duke i lënë vendin Barnes. Broja u vlerësua me notën 6.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments