Jakub Myszor është zyrtarisht lojtar i Teutës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi durrsak përmes rrjeteve sociale. 23-vjeçari do të forcojë repartin ofensiv dhe të jetë një element i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Enkeleid Dobi.
NJOFTIMI
Mirësevjen, Jakub Myszor!
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit polak Jakub Myszor, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ardhshëm.
Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, që do të forcojë repartin ofensiv dhe të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për sezonin e ri.
Myszor vjen nga Raków Częstochowa, ndërsa më parë ka luajtur edhe për KS Cracovia dhe Ruch Chorzów. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Poloninë në grupmoshat U20 dhe U21.
Me përvojën dhe kualitetin e tij, jemi të bindur se Myszor do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës.
I urojmë mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu të Teutës!