Alfred Mensah mbylli bashkepunimin me konsensus me drejtuesit e Vllaznise mbremjen e sotme. Kuptohet, i qarte se asnjehere nuk do te kishte ndoshta hapesiren e duhur per te qene titullar dhe si rrjedhoje, nje dritare e tille mesa duket i eshte hapur tek Tirana qe kerkon ta beje te vetin.
Por ne Shkoder nuk kane qendruar duarkryq. Gazeta meson se per alternative te sulmit, drejtuesit e klubit jane shume prane firmes me nje tjeter afrikan. Behet fjale per 19 vjeçarin Nikolas Koffi i cili sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit te Laçit.
Ky i fundit ka disa kohe qe po stervitet me ekipin “Vllaznia B” dhe si rrjedhoje ka spikatur me paraqitjet e tij, çka i ka ngrohur drejtuesit kuqeblu qe e shohin si nje element te perspektives. Prandaj dhe po bisedohet per firmosjen e kontrates.
Me poshte keni nje video me dy golat e shenuar prej tij ne miqesoren e fundit ndaj ekipit te Basanias. Sulmuesi nga Bregu i Fildishte duket shume potent, e mbi te gjitha vetem 19 vjeç. Çka do te thote, nje investim i rendesishem per te ardhmen.(www.shkodrasport.com)