HomeKRYESOREVjen edhe largimi i tretë nga Vllaznia, shtohen problemet për trajnerin Kalaja

Vjen edhe largimi i tretë nga Vllaznia, shtohen problemet për trajnerin Kalaja

Situatë jo e mirë edhe tek Vllaznia e volejbollit të meshkujve. Pas Mario Lugajt që iu bashkua skuadrës Drita të Kosovës dhe Visar Lleshit që kaloi tek Studenti, vjen edhe largimi i tretë nga ekipi shkodran.

Bëhet fjalë për një tjetër volejbollist të ri dhe me perspektivë. Ai është Viktor Bazhdari. 20 vjeçari mësohet se do të vazhdojë studimet e larta jashtë vendit dhe si rrjedhojë e ka parë si prioritet arsimimin, duke vendosur që të braktisë sportin për momentin.

Në këtë mënyrë ka shkuar në tre numri i volejbollistëve të larguar nga Vllaznia. Një gjysëm ekipi dhe kjo padyshim që ia vështirëson edhe më shumë punën trajnerit Artan Kalaja për zëvendësimin e tyre.

Burime pranë skuadrës shkodrane bëjnë të ditur se drejtuesit po shohin mundësinë për të sjellë në skuadër disa lojtarë të huaj, sepse lojtarët e kampionatit shqiptar tashmë janë stabilizuar nëpër ekipet e tjera. Për momentin duket se do të shohim një Vllazni jo pretendente, megjithatë gjithçka varet nga merkatoja që do të zhvillohet.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments