HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresin në shtëpi Partizanin, Vllaznia nxjerr në shitje biletat

Presin në shtëpi Partizanin, Vllaznia nxjerr në shitje biletat

Vllaznia – Partizani do të jetë një nga duelet më të luftuara të javës së 3-të të Superiores. Takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 në “Loro Boriçi”.

Përballë njëra – tjetrës vihen dy skuadrat që këtë sezon synojnë titullin kampionë dhe duele mes tyre gjithmonë kanë prodhurar spektakël dhe emocio e të forta. E kur jemi 3 ditë përpara kësaj ndeshje, shkodranët kanë nxjerrë në shitje edhe biletat.

Çmimet e tyre variojnë nga 200 lekë në tribunën C deri në 1.500 lekë në tribunën Vip. Klubi shkodran u bën thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur ekipin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments