Nga Fatos LAMAJ
Shqipëria ka mposhtur Letoninë dhe ka mar fitoren e dytë në grup,duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve. Ky rezultat e mban skuadrën e Silvinjos në vendin e dytë të grupit K, pozicion që momentalisht siguron një biletë “play-off” për Botërorin 2026.
Renditja kryesohet nga Anglia me 15 pikë,e ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë,Serbia me 7 pikë,Letonia me 4 pikë e parafundit,dhe e mbyll Andorra me 0 pikë.
Kuqezinjtë kan tre ndeshje të mbetura,përfshirë duelin direkt me Serbinë në tetor. Një disavantazh është fakti se Serbia ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Me tre ndeshje në dispozicion dhe përballje direkte me Serbinë,pikërisht e ardhmja në muajin tetor,Shqipëria duhet të luajë të gjithë kartat për të qenë nënkampione e grupit.
Në disfavor të kuqezinjve është fakti që Serbia ka jo vetëm një pikë më pak,por edhe një ndeshje për tu rikuperuar. Përpos derbit ballkanas,Shqipëria do të luaj ndaj Andorrës së eliminuar tashmë dhe në fund kundër Anglisë kryesuese.
Ndërkaq Serbia do përballet me secilin nga kundërshtarët në grup konkretisht ndaj Shqipërisë në Beograd,Andorrës dhe Anglisë në transfertë dhe për ta mbyllur me Letoninë në kryeqytetin e vet.
Shqipëria duhet të fitoj dy ndeshjet e radhës,ndërsa në fund do të tentohet surpriza ndaj Anglisë. Me një sukses ndaj Serbisë,kuqezinjtë do e kishin situatën në dorë.