Cristiano Ronaldo është nderuar me çmimin “Më i Madhi i të Gjitha Kohërave” në Galanë e Superligës Portugeze të mbajtur në Porto të mërkurën mbrëma.
Liga Portugeze e përshkroi atë si një “figurë të pashmangshme në sport dhe idhull për miliona njerëz”, duke njohur ndikimin e tij të pakrahasueshëm në futboll.
Legjenda e Real Madridit dhe Portugalisë, Ronaldo, i cili aktualisht luan për Al Nassr në Arabinë Saudite, e mori çmimin nëpërmjet një videomesazhi, ku shprehu mirënjohjen e tij.
“Jam mirënjohës për të gjithë shokët e mi të ekipit që më kanë ndihmuar gjatë gjithë karrierës sime të fitoj këtë trofe të mrekullueshëm. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë trajnerët dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këtë udhëtim për t’u bërë gjithnjë e më i mirë”, tha 40-vjeçari.
Liga vlerësoi etikën e tij të punës, konkurrencën dhe natyrën vendimtare, duke nënvizuar se trashëgimia e tij shkon përtej statistikave, duke i siguruar vendin si më i madhi i të gjitha kohërave.
Ronaldo ka shënuar 943 gola në karrierën e tij dhe ka më shumë gola ndërkombëtarë se çdo lojtar tjetër në histori.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për debatin ‘GOAT’, ai gjithmonë do të jetë në dyshim nga shumë njerëz që preferojnë legjendën e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi. /Telegrafi/