Raphina ka menduar se prania e tij në fushë në ndeshjen e fundit të Brazilit në Eliminatoret e Botërorit 2026 nuk ka qenë e nevojshme.
Sipas disa medieve në Spanjë, sulmuesi i Barcelonës nuk ka prituar aspak mirë vendimin e trajnerit italian për ta aktivizuar në transfertën boliviane, e cila jo vetëm që nuk vlente më asgjë për Brazilin por, edhe u luajt në kushte të vështira pasi siç dihet stadiumi në El Alto ndodhet 4000 metra mbi nivelin e detit.
Tekniku italian aktivizoi Raphina-n në pjesën e dytë pasi shpresonte që të evitonte humbjen turpëruese.
Me këtë zgjedhje të bërë, 66-vjeçari hapi jo pak polemika pasi Raphina në dy takimet e fundit të Brazilit, me Kilin dhe Bolivinë, ka luajtur për 108’ ndërsa yjet e Real-it si Vinícius Jr., Rodrygo dhe Éder Militão u preferuan që të liheshin pushim nga trajneri italian, i cili nuk i grumbulloi.