HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Loro Boriçi' një 'fortesë' për Vllazninë, 6 muaj pa humbje në shtëpi

‘Loro Boriçi’ një ‘fortesë’ për Vllazninë, 6 muaj pa humbje në shtëpi

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do rikthehet sërish këtë fundjavë për të luajtur në kampionat dhe konkretisht ditën e shtunë në orën 19:00. Ku kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini do kenë përballë Partizanin, në një duel që konsiderohet mes dy pretendentëve të këtij edicioni. Shkodranët do i presin të kuqtë në shtëpinë e tyre, në stadiumin “Loro Boriçi”. Ku përballë tifozëve vendas që pritet të jenë të shumtë në impiant, kërkojnë të mos zhgënjejnë dhe të marrin një rezultat pozitiv.

Dhe në fakt Vllaznia ka 6 muaj që nuk pëson një humbje në shtëpi, mes ndeshjeve të kampionatit të shkuar, atij aktual, kupës dhe Conference League. Kështu humbja e fundit në “Loro Boriçi” për Vllazninë shënohet në datën 15.03.2025, ku kuqeblutë në kuadër të javës së 30-të të edicionit 2024-25 u mposhtën në shtëpi nga Skënderbeu. Me korçarët që fitonin 1-2 në Shkodër falë një dopiete të Nasr, që zhvlerësonij golin e barazimit të përkohshëm të shkodranëve me anë të Qatos.

Që nga ai moment, 9 herë kampionët e vendit nuk kanë pësuar asnjë humbje në “Loro Boriçi”, duke e shndërruar stadium në një “fortesë”. Kështu në takimet pasardhëse në sezonin e shkuar Vllaznia në shtëpi ka barazuar 0-0 ndaj Teutës, ka fituar ndaj Dinamos në shifrat 3-0 dhe po ashtu ka barazuar ndaj Laçit 1-1. Teksa ka pasur edhe një barazim 0-0 kundër Dinamos. në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të kupës së edicionit 2024-25. Tradita pozitive ka vijuar edhe këtë edicion në ndeshjet e zhvilluara në “Loro Boriçi”.

Me Vllazninë që mposhti Egnatian 2-0 në javën e parë të sezonit 2025-26. E po ashtu në Europë ka ardhur edhe fitorja 2-1 ndaj Vikingurit në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Pavarësisht se shkodranët kanë pësuar një humbje si pritës këtë sezon, ku janë mposhtur 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, dueli nuk është zhvilluar në “Loro Boriçi”. Por, në stadiumin “Elbasan Arena”, ku kuqeblutë morën këtë disfatë.

Teksa në stadiumin dhe qytetin e tyre, Vllaznia nuk njeh humbje prej 6 muajsh, statistika që patjetër do kërkojë t’i pasurojë edhe në ndeshjet e tjera, duke nisur nga kjo e rradhës kundër Partizanit ditën e shtunë.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments