Ardian Ismajli, mbrojtësi i ri i Torinos, ka rrëfyer emocionet e para pas transferimit te “granatat”: “Jam këtu prej disa javësh, qyteti më pëlqen shumë, edhe bashkëshortes sime. Torino është një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm, kur më thirri nuk hezitova fare”.
I lindur në Kosovë, Ismajli theksoi lidhjet e forta familjare: “Jemi tre fëmijë, babai në politikë, vëllai karabinier (polic), motra informaticiene. Emir Sahiti është si vëlla për mua”.
Për rolin e liderit: “Jam ndjerë gjithmonë kapiten, edhe pa shirit. Me Shqipërinë kam pasur nderin ta mbaj shiritin, një moment historik për familjen time. Dua t’i ndihmoj të rinjtë, sepse vetë kam kaluar vështirësi”.
Për Serie A: “Ishte ëndrra ime që fëmijë. Sa i përket stilit të lojës, jam gati për mbrojtje me tre, ashtu edhe me katër lojtarë”. Mesazhi i tij për tifozët: “Luftëtarët nuk dorëzohen kurrë. Këtë lloj shpirti do ta pasqyroj gjithmonë në fushë”./telesport/