HomeATLETIKEINTERVISTA/ Albert Marashi: Gjithçka gati për Maratonën e së dielës. Shkodra do...

INTERVISTA/ Albert Marashi: Gjithçka gati për Maratonën e së dielës. Shkodra do kthehet në një festë sportive

Nga Gjergj KOLA

Tashmë kanë më pak se dy ditë nga organizimi i “Maratona e Shkodrës 2025” dhe gjithçka duket gati për këtë event shumë të veçantë dhe që vjen për herë të parë në përmasa të tilla dhe me një organizim të tillë në qytetin tonë.

Gazeta “Shkodra Sport” ka intervistuar mbrëmjen e sotme inisiatorin dhe organizatorin kryesor të këtij aktiviteti, Albert Marashin, i cili duket shumë i kënaqur me numrin e rregjistrimeve dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Maratonës të së dielës. Për më shumë, lexoni intervistën e realizuar me të.

– Marashi, janë mbyllur tashmë rregjistrimet për “Maratonën e Shkodrës 2025”. Sa pjesmarrës do të ketë në të dhe ky numër i të rregjistruarve a është brenda pritshmërive tuaja?

Jam shumë i kënaqur me regjistrimet, njëkohësisht shumë falenderues për të gjithë që u bënë pjesë e këtij aktiviteti gjithëpërfshirës.
Janë rregjistruar 320 sportdashës, në të gjitha kategoritë sëbashku dhe mendoj se ky numër pjesmarrësish ka realizuar pritshmëritë tona ngaqë është viti i parë që organizohet. Unë dua të falenderoj të gjithë ato që promovuan këtë aktivitet, si: Bashkia Shkodër, Gazeta Shkodra Sport, Mediat lokale, rrjetet sociale etj.

– Fakti që itinerari i garës është nëpër rrugët kryesore të qytetit, a mendoni se do ta kthejnë atë në një festë sportive?

Kjo ka qenë ideja, që të ketv një itinerar brenda qytetit që të ketë një impakt sa më të madh, një sensibilizim dhe një ftesë për të vrapuar për një mirëqënie fizike më të mirë.

-Nga janë pjesmarrësit e rregjistruar, ka edhe nga jashtë territorit shqiptar?

Pjesmarresit në të gjitha kategoritë, ka nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Rajoni e më gjerë. Njëkohësisht do të jenë pjesmarrës dhe turistë nga Argjentina e larget, Italia, Austria etj.

-Çfarë pritet të ndodhë të dielën, do të ketë të tjera surpriza nga organizatorët?

Të dielën do ketë një festë sportive për të gjithë. Kjo nuk është një garë që duhet ta fitoje dikush. Të fituar do të jenë të gjithë që marrin pjesë në këtë event.

– Duke menduar se gjithçka do të shkojë mirë këtë herë, jeni i bindur se vitet e ardhshme do të ketë një Maratonë edhe më gjigande në pjesmarrje?

Unç besoj që gjithçka do shkojë mirë të dielën. Ideja jone është ta kthejmë Maratonën e Shkodrës në një event me përmasa të medha. Njëkohësisht ta fusim edhe në kalendarin e Federatës Botërore të Atletikës, (World Athletics), që ta kthejmë Shkodrën në kryeqendër të turizmit dhe të sportit. Por për ta bërë këtë gjë kuptohet që duhet një buxhet shumë i madh, një mbështetje më e madhe nga të gjithë institucionet dhe në veçant nga sponsorët. Nëse këto realizohen, ne si komunitet i atletikës të jeni të bindur se mund të realizojmë diçka madhështore për Shkodrën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments