HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Ja kush arbitron sot në supersfidën Vllaznia- Partizani

LAJMI I FUNDIT/ Ja kush arbitron sot në supersfidën Vllaznia- Partizani

Nga Fatos LAMAJ

Ndeshja Vllaznia- Partizani që do të luhet sot në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, konsiderohet më e rëndësishmja e javës së tretë të “Abissnet Superiore” sepse përballen me njëra- tjetrën dy skuadra me shumë traditë dhe dy ndër pretendentet për fitimin e titullit kampion këtë sezon.

Ndërkohë gazeta “Shkodra Sport” sapo ka mësuar edhe emrat e arbitrave që do ta drejtojnë këtë takim. Kështu, kryesor në sfidën e sotme do të jetë Olsid Ferataj i kolegjiumit të Patosit. Ndërsa asistentët e tij do të jetë dy arbitrat e kolegjiumit të Fierit, Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova.

Edhe arbitri i katërt do të jetë nga ky kolegjium, Kreshnik Cjapi. Në sistemin VAR ndërkohë është caktuar të jetë Enea Jorgji i kolegjiumit të Elbasanit, ndërsa në AVAR Adrian Beqiraj i kolegjiumit të Tiranës.

Vëzhgues i arbitrave do të jetë Ervis Peza nga Tirana, ndërsa delegat i Federatës Shqiptare të Futbollit është caktuar Alban Tafaj. Ndeshja pritet me shumë interes nga të gjithë sportdashësit dhe me siguri që do të jetë një 90 minutësh shumë interesant.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments