HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELirim Kastrati: Përgjegjësi shumë e madhe të mbash veshur fanellën e Vllaznisë....

Lirim Kastrati: Përgjegjësi shumë e madhe të mbash veshur fanellën e Vllaznisë. Konkurrenca na bën mirë

Lirim Kastrati konsiderohet një prej përforcimeve më të rëndësishme të Vllaznisë në këtë merkato vere. Megjithatë ardhja e tij me vonesë, ka bërë që ai të jetë disi më prapa me përgatitjet dhe si rrjedhoje sulmuesi po e merr gradualisht formën e tij më të mirë. Të gjithë presin që ai të jetë në formacion, por nuk do ta ketë të lehtë sepse konkurrenca në repartin e sulmit është bërë e fortë.

Megjithatë vetë lojtari duke folur në lidhje me këtë gjë shprehet: “Për çdo lojtar na ban mirë konkurrenca, kështu që synimi jonë kryesor është vetëm që të dalim kampion. Pastaj trajneri është ai që vendos kush do luajë në formacion, kush do futet në pjesë të dytë. Kështu që qëllimi i ekipit tonë është vetëm të dalim kampion, pastaj se kush i bën golat, kush i bën asistet, nuk është shumë me rëndësi”.

I pyetur ndërkohë për atmosferën që ka gjetur në skuadër dhe po ashtu në Shkodër, Kastrati do të shtonte: “Mundem me thanë se atmosfera më e mirë në çdo klub që kam qenë është te Vllaznia. Çunat janë përfekt, atmosfera është shumë e mirë kështu që kam shumë besim se këtë vit do të dalim kampion.

Njerëzit këtu në Shkodër janë të veçantë. E dimë edhe vetë se çfarë tradite të madhe ka kjo skuadër, por njerëzit edhe në rrugë kur i sheh, jetojnë për këtë ekip. Kështu që nuk është vetëm një fanellë, është diçka më shumë edhe për ne që nuk jemi nga Shkodra.

Besoj se çdo lojtar duhet me e ndi këtë, duhet me e ndi që është një barrë shumë e madhe dhe kështu që minimumi çfarë mund të bëjë, është të japim 100 për qindëshin për këtë fanellë.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments