Teuta nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Vorës në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 2.
Durrsakët kaluan të parët në avantazh pas gjysmë ore lojë me një autogol të Shehit, ndërsa barazpesha u vendos në pjesën e dytë nga një gol i Tabakut.
Skuadra e Vorës luajti me një lojtar më pak në 10 minutat e fundit për shkak se Vrapi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Një barazim që gëzon më shumë skuadrën vorake, e cila ngjitet në kuotën e 4 pikëve(1 fitore, 1 barazim, 1 humbje). Teuta, e cila ka luajtur dy ndeshje(2 barazime) është në kuotën e 2 pikëve.