Superiorja do të rikthehet në mesjavë, teksa të mërkurën e datës 17 shtator është planifikuar të luhet dueli i prapambetur mes Teutës dhe Dinamos. Kjo përballje do të startojë prej orës 15:00, në stadiumin “Niko Dovana”.
Për sa i përket axhendës së plotë të javës së 4-t, do të jetë e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Në datën 20 shtator në orën 19:00, do të luhen dy përballjet interesante, Egnatia-Tirana dhe Partizani-Elbasani, ndërkohë që të dielën në orën 16:00, Vora pret Flamurtarin në stadiumin e Laçit.
Java mbyllet me 2 duelet e orës 19:00, ku në “Elbasan Arena”, Dinamo e Ilir Dajës do të masë forcën me Bylisit, ndërsa Teuta luan sërish në shtëpi ndaj Vllaznisë. Vlen të theksohet fakti se 4 nga 5 ndeshjet e javës së katërt luhen me drita.
Java 4
E shtunë, 20 shtator
Vora- Flamurtari ora 16:00
Egnatia- Tirana ora 19:00
Partizani- Elbasani ora 19:00
E dielë, 21 shtator
Dinamo- Bylis ora 19:00
Teuta- Vllaznia ora 19:00