HomeKRYESOREDëmtimi i Yamal thellon përçarjen mes Barcelonës dhe kombëtares spanjolle

Dëmtimi i Yamal thellon përçarjen mes Barcelonës dhe kombëtares spanjolle

Marrëdhënia mes Barcelonëss dhe RFEF po rëndohet, pas dëmtimit të Lamine Yamal, i cili mungoi ndaj Valencias dhe mbetet në dyshim për debutimin në Champions, kundër Newcastle.

Hansi Flick dhe klubi katalanas e kritikuan trajnerin e kombëtares, Luis de la Fuente, duke e akuzuar për mbajtjen në fushë të numrit 10 blaugrana ndaj Bullgarisë dhe Turqisë, pavarësisht problemit me “pubis”-in.

Flick ka theksuar publikisht mungesën e komunikimit me federatën dhe nevojën për t’i mbrojtur lojtarët. RFEF thotë se Yamal ka marrë pjesë rregullisht në stërvitje dhe ndeshje, luajti 73 dhe 79 minuta, pa sinjalizime nga fizioterapisti Fernando Galán. Barcelona pretendon se ka informuar mjekët e kombëtares, duke kundërshtuar versionin e federatës.

Deco, drejtori sportiv blaugrana, kërkoi protokolle më të qarta mes klubeve dhe federatave, duke vënë në dukje ngarkesën e madhe të punës për talentet e rinj. Kjo ngjarje evidenton vështirësitë e dialogut dhe menaxhimit të lojtarëve të rinj në kombëtare./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments