HomeKRYESOREAleksander Čeferin, për duelin Serbi–Shqipëri: Duhet të çlirohemi nga ata idiotë që...

Aleksander Čeferin, për duelin Serbi–Shqipëri: Duhet të çlirohemi nga ata idiotë që përdorin futbollin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, ka komentuar ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor dhe, sipas të gjitha gjasave, do të luhet në Leskovc, shkruan portali serb, ‘sportal.blic.rs’. Fillimisht takimi ishte parashikuar në Beograd, por Federata e Futbollit të Serbisë kërkoi ndryshimin e vendndodhjes, kërkesë që mori miratimin përfundimtar nga UEFA-s.

Gjatë Kongresit të UEFA-s të mbajtur në Tiranë, Čeferin dha një mesazh të fortë mbi rëndësinë e sportit si urë bashkimi:

“Mesazhi im, jo vetëm për këtë ndeshje por për çdo ndeshje, është se futbolli dhe sporti duhet të bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë. Duhet të çlirohemi nga ata idiotë që e përdorin futbollin për idetë e tyre absurde. Ata nuk e duan futbollin, por vetëm veten, dhe e përdorin atë për të përhapur ide pa kuptim.”

Situata në Grupin K e bën përplasjen edhe më të nxehtë: Shqipëria ka një pikë më shumë se Serbia dhe një ndeshje më tepër të luajtur. Për këtë arsye, sfida në Leskovc pritet të ketë rol vendimtar për përcaktimin e skuadrës që do të mbajë vendin që të çon në play-off për Botërorin 2026.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments