Nëse flasim për basketbollin në Shkodër dhe kryesisht atë të moshave, emri i parë tek i cili duhet të ndalemi është ai i Roland Kokës. Njeriu që prej gati 20 vitesh drejton ekipin e të rinjve të Vllaznisë me të cilin ka arritur jo pak suksese.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo ditë përkon me atë të datëlindjes së tij. Roland Koka feston sot 77 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast në emër të redaksisë së gazetës “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura”

Roland Koka ka lindur në Shkodër më 15 korrik 1948 dhe e ka nisur sportin e basketbollit ne vitin 1962 kur i vjen ftesa per te marre pjese ne Spartakiaden e pionereve dhe ky eshte momenti i pare kur ai lidhet ngushte me kete loje, me te cilen ende edhe sot e kesaj dite nuk eshte ndare me.

Referuar karrieres sportive të Roland Kokës duhet thënë se Rolandi si basketbollist bën pjesë në formacionin e Vllaznisë kampione të sezonit 1966-1967 që ishte edhe titulli i parë kampion për ekipin e basketbollit meshkuj kuqeblu duke luajtur përkrah emrave të tillë si Luan Shatku, Renato Radoja, Filip Guraziu, Petrit Osmani, Nikolin Pali, Agim Lahi, Asllan Gjyrezi, Zyhdi Çoba, Nikolin Kovaçi, Flamur Selmani, Vladimir Gjurba, etj me në krye trajnerin Esat Haxhi.

Me pas do te kalonte tek Flamurtari gjate periudhes se sherbimit ushtarak, do te rikthehej tek Vllaznia, per te shkuar serish tek Studenti dhe me kalimin e viteve, ai e pa te arsyeshme ta lere sportin e luajtur dhe t’i futet trajnimit. Si trajner punon prej rreth 30 vitesh, duke qene ndihmes me emra te tille si Petrit Osmani e Benjamin Idrizi dhe me pas prej vitit 2005 merr drejtimin e ekipit te te rinjve te Vllaznise.

Me kete ekip, Roland Koka do te shpallej 6 here kampion i Shqiperise dhe njëkohësisht do të fitonte edhe dy Kupa. Një periudhë e suksesshme të cilën në fakt ai kërkon ta çojë edhe më përpara sepse vazhdon ta drejtojë ekipin e të rinjve të Vllaznisë sërish edhe në këtë moshë dhe madje e bën këtë gjë me një pasion të jashtëzakonshëm.

Per gjithe kete kontribut, Gazeta “Shkodra Sport” dhe Bashkia Shkoder gjate ceremonise “Me te miret 2025” e nderuan ate me nje “Mirenjohje”.

Por për të mësuar gjithçka në lidhje me mbi 50 vitet e Roland Kokës pranë sportit të basketbollit, ju ftojmë të dëgjoni rrëfimin e tij në PODCAST-in tonë: