Nga Gjergj KOLA

Pasqyrimi i sportit ne media ka qene nje nga pikat me te forta te gazetarise ne Shkoder në vite. Ky qytet ka nxjerre dhe vazhdon te nxjerre emra te shquar ne kete fushe te cilet kane shkruar e vazhdojne te shkruajne historine e tij.

Sot do te ndalemi tek nje koleg i yni, Admir Uruçi, i cili feston 50 vjetorin e lindjes dhe pikerisht me kete rast, do te bejme nje jeteshkrim te shkurter te karrieres se tij.

Ka lindur ne Shkoder me 10 maj 1975 dhe do te angazhohej ne kete fushe nga xhaxhai i tij, i mirenjohuri Rifat Uruçi, emri i Adit do te dale ne skene qe ne vitin e larget 1992 kur u themeluar shoqata publicistike sportive “Anton Mazreku” dhe ai do te ishte nje nga anetaret e pare te saj.

Megjithate, angazhimi i tij ne fushen e mediave do te fillonte 3-4 vjet me vone, fillimisht ne mediat lokale, kryesisht ne Radio- Shkodra, por edhe ne media te tjera, nderkohe qe prej gati 20 vitesh ka qene gazetar i gazetes “Panorama Sport” per Shkodren.

Pasionin per sportin Adi e ka percjelle edhe tek femijet e tij dhe ne fakt te tre ata merren me sportin e taekondose ku nuk kane munguar edhe sukseset, sidomos me Nejlen e cila eshte shpallur edhe kampione kombetare dhe rrugen e saj tashme po e ndjekin edhe Neuali dhe Selma.

Gazeta “Shkodra Sport” ne kete dite te shenuar te ditelindjes se tij kur mbush gjysmeshekulli jete, i uron kolegut tone Admir Uruçi edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe nje karriere sa me te suksesshme ne gazetari edhe ne te ardhmen!
www.shkodrasport.com