Pas mbarimit të periudhës së huazimit tek Everton, Armando Broja është rikthyer te Chelsea, përkohësisht. Shqiptari nuk është në planet e Enzo Maresca-s, ndaj duhet të gjejë me patjetër një ekip të ri këtë verë.
“The Sun” raporton se janë 4 klube të njohura që po ndjekin më vëmendje situatën e shqiptarit: Ajax dhe PSV në Holandë, Milan në Serie A dhe Leipzig në Bundesligë. Edhe pse ka qenë i pafat për shkak dëmtimesh, sërish ka një interes të madh për shqiptarin, pasi nuk i mungojnë cilësitë.
Kontrata e Brojës me Chelsea-n skadon në vitin 2028, klubi londinez është i gatshëm të nisë bisedimet me çdo klub që interesohet për sulmuesin shqiptar dhe e vlerëson atë 20 milionë paundë. Këtë herë nuk do të ketë më huazim për Brojën, por shitje përfundimtare.
Pasi të mbarojë angazhimin me Shqipërinë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Broja do të rikthehet në Londër ku do të nisë bisedimet për të gjetur klubin e ri, pasi edhe vetë ai është i vetëdijshëm që nuk ka më vend për të te “Blutë”./telesport/