Nga Maringlen ZHIVANI

Artan Jazxhi nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Nga sa mësohet, futbollisti i ardhur nga Teuta në formë huazimi është larguar nga skuadra shkodrane pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me fanellën kuqeblu.

Mbrojtësi 24-vjeçar iu bashkua ekipit në fillim të merkatos së verës, por për arsye dëmtimi, nuk arriti të debutonte. Palët kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin më herët nga sa ishte parashikuar dhe Jazxhi tashmë është rikthyer te Teuta, në pritje për të filluar sezonin e ri.

Klubi durrsak ka publikuar një foto nga Ohri ku bie në sy edhe mbrojtësi, që ishte huazua te Vllaznia. Meesa duket mbrojtësi shtatëlartë nuk ka humbur kohë dhe periudhën e rikuperimit ka dashur ta kryejë pranë skuadrës së tij.

Nga ana tjetër, ky është një tjetër ndryshim në formacionin e Vllaznisë, që po vijon përgatitjet për Kupat e Europës nën drejtimin e trajnerit Edi Martini.