Mbrojtësi i Vllaznisë, Melos Bajrami, u zgjodh lojtari i ndeshjes, pas triumfit 2 me 0 ndaj kampionëve të Egnatias. 23-vjeçari shënoi golin që vulosi sfidën, teksa në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol” u shpreh:
“Besimi kur jep gola të kthehet për të shënuar sa më shumë dhe për të ndihmuar ekipin. Për mua është kryesore që fiton ekipi. Golat janë vetëm plus për mua. Jam i lumtur që ndihmova ekipin për të vulosur rezultatin.
Ne ndeshjet do t’i marrim një nga një, nuk do të mendojmë çfarë na ka ndodhur në të kaluarën. E ardhmja është diçka e re që se dimë dhe do të bëjmë më të mirën çdo ndeshje për të fituar.
Unë mundohem të jem i njëjtë me të gjithë bashklojtarët. Edhe Stojanoviç ka potencial dhe është lojtar i mirë. Gjini ka kualitet e veta. E ka shfaqur edhe në Europë. Shpresoj që të vazhdojmë kështu pa lëndime dhe të jemi lojtarët më të mirë në fushë.
Unë me 3 kam luajtur edhe te Skënderbeu para disa sezonesh, do i dëgjoj me shumë vëmendje skemat e trajnerit dhe do të mundohem të përshtatemi.
Nuk do të shkojmë këtë sezon me deklarata bombastike. Për ne është i rëndësishëm 3 pikshi. Në fund skuadra më e mirë do të dalë kampion.
Ka qenë mungesë përqëndrimi, goditjet standarte. Në këtë ndeshje e treguam që ishim të përqëndruar, gjithçka shkoi perfekt dhe e mbajtëm rezultatin 0”, u shpreh Melos Bajrami.