Vllaznia fitoi me rezultatin 2 me 1 përballë Vikingur. Pas ndeshjes ka folur Bekim Balaj, kapiteni i kuqebluve.

Balaj deklaroi në përfundim të ndeshjes së vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës:

“Normalisht të vjen mirë, kaluam tur të parë, u rrit besimi dhe euforia. E kaluam me besim të plotë, kishim besim që skuadra ka cilësitë. Kërkuam sot rezultat që të na favorizojë. Nis ndeshja me gol të pësuar nga hiçi, por që skuadra pati forcë për të kthyer rezultatin. Na kishte marrë malli për një atmosferë të tillë në “Loro Boriçi”.

Na kishte ndodh të pësonim, një ndeshje më parë, dhe në Letoni. Kishim bindjen, eksperiencën skuadra e ka. Duhen pak minuta për t’u kthyer në lojë. Dhe në pjesën e parë patëm kontrollin në minutat e fundit. Besimi i madh, arritëm të shënojmë, patëm raste për të shënuar edhe golin e tretë.

Dodaj dhe Bismark janë lojtarë të ndryshëm. Bismark na bëri të mundur të japim një pikë referimi tjetër skuadrës. Për aq ditë sa ishte në skuadër na ndihmoi”, u shpreh Balaj për “RTSH”.