Në Spanjë janë të bindur se Robert Lewandowski ka hyrë në sezonin e tij të fundit si lojtar i Barçës.
Sulmuesit polak, i cili mbërriti në Spanjë tre vite më parë, nuk t’i ofrohet mundësia për të zgjatur kontratën aktuale edhe pse ky ishte një opsion i vendosur në akordin që e bindi për t’u larguar nga Mynihu.
Mosha dhe paga e lartë e polakut kanë detyruar drejtuesit e Barçës që të vendosin që në fund të sezonit të ndajnë rrugët me bomberin në fjalë.
Sa i përket lojtarit ende nuk dihet vendimi i tij pasi në të ardhmen mund të preferojë që të spostohet në një kampionat më pak kompetitiv.