HomeBASKETBOLLBASKETBOLL/ Besëlidhja 'tallet' me Teutën në finalen e parë të kampionatit, e...

BASKETBOLL/ Besëlidhja ‘tallet’ me Teutën në finalen e parë të kampionatit, e mund me 64 pikë diferencë

Pasi ka kaluar jo pa veshtiresi Vllaznine ne gjysmefinale, Beselidhja ne basketboll per meshkuj duket se nuk do te hase shume pengesa ne finalet ndaj Teutes dhe fitimi i titullit te dyte kampion rradhazi duket thjesht çeshtje ditesh per ekipin lezhjan.

Finalja e pare eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit dhe eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga Beselidhja e cila ka arritur nje fitore te lehte me 64 pikë diference, pra me rezultatin e pergjithshem 132-68.

Sfida ne fakt nisi me rezultat dhe durrsaket rezistuan ne perioden e pare e cila u mbyll me rezultatin 27-25 ne favor te Beselidhjes, por vetem kaq. Ne te dyten, kjo e fundit dominon ne te gjitha drejtimet dhe si rrjedhoje ajo mbyllet 37-17 duke treguar se do te jete ajo “padrone” e kesaj finale.

Epersia erdhi duke u thelluar edhe me shume ne dy periodat e tjera dhe sidomos ne te treten gjithçka eshte e lehte dhe ajo do te mbyllej 30-8 ndersa e fundit 38-18 dhe kesisoj i gjithe takimi do te mbyllej me kete fitore te lehte te kampioneve ne fuqi te vendit.

Fitorja me 64 pike diference e nje finaleje kampionati eshte diçka e pazakonte, megjithate ky eshte realiteti dhe nje rezultat i tille tregon se Beselidhja ecen e sigurte drejt fitimit te titullit te dyte kampion rradhazi. Finalja e dyte do te luhet me 28 prill ne Durres dhe mbetet per t’u pare reagimi i Teutes.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments