Nga Maringlen ZHIVANI

Shqipëria U-18 në basketboll për meshkuj e ka mbyllur me fitore kampionatin europian, Divizioni C, që u zhvillua në Tiranë. Kuqezinjtë, e drejtuar nga dy trajnerët shkodranë, Klaudio Ndoja dhe Damian Bekteshi, kishin përballë Moldavinë, një kundërshtar që i mposhti në ndeshjet e fazës së grupeve, duke u hakmarrë ndaj tyre në një farë mënyre për humbjen e shkaktuar.

Megjithatë, në këtë duel, basketbollistët kuqezi e vendosën shpejt nën kontroll lojën dhe e fituan me rezultatin 88-66. Perioda e parë u mbyll 18-14 për Shqipërinë, e dyta 22-17 po për kuqezinjtë dhe në pushim, Kombëtarja kryesoi me nëntë pikë diferencë.

Perioda e tretë e çoi Shqipërinë në një avantazh prej 18-pikësh diferencë, 67-49. Perioda e katërt u mbyll 21-17 dhe përfundimisht me rezultatin 88-66. Kështu, Shqipëria e mbyll në vendin e pestë kampionatin europian, duke numëruar katër fitore dhe dy humbje në gjashtë ndeshje të luajtura.

Në këtë mënyrë, me kampionatin europian që përfundoi ditën e sotme, Shqipëria U-18 në basketboll mbet jashtë zonës së medaljeve dhe përsëri në Divizionin C.(www.shkodrasport.com)