HomeKRYESOREBayer Leverkusen dominon, por nuk fiton dot ndaj Bayern Munich

Bayer Leverkusen dominon, por nuk fiton dot ndaj Bayern Munich

Kryesfida e javës së 22-të në Bundesligë u mbyll pa fitues. Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich barazuan pa gola, për të ndarë nga një pikë.

“Aspirinat” ishin dominues gjatë gjithë takimit, duke kërkuar me ngulm avantazhin, por pa sukses. Në krahun tjetër, dukej se skuadra e Kompany kishte ardhur në këtë përballje me synimin për të mos humbur dhe ia dolën.

Me këtë barazim, Bayern Munich mban vendin e parë me 55 pikë, ndërsa Leverkusen renditet në vendin e dytë me 47 pikë.

Java e ardhshme, vendos bavarezët përballë Eintracht Frankfurt. Skuadra e Alonsos përballet me Holstein Kiel në transfertë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments