HomeKRYESOREBayern ka frikë nga Liverpool, zbulohet plani për kontratën e Michael Olise

Bayern ka frikë nga Liverpool, zbulohet plani për kontratën e Michael Olise

Bayern ka hartuar një plan konkret për të penguar largimin e Michael Olise në verën e ardhshme. Deri tani, Real Madrid dhe Liverpool janë dy klubet që kanë shfaqur interes për yllin francez, i cili është blerë 50 mln euro dhe sot vlerësohet 100 mln euro (sipas Transfermarkt).

Paga e tij aktuale në Mynih është 13,5 mln euro në vit (bruto). Bayern do të nisë negociatat për rinovim sa më të shpejtë me të, edhe pse Olise ka edhe 4 vite kontratë në “Allianz Arena”.

Me kontratën e re, paga e tij do të rritet në 19-20 mln euro në vit (bruto). Lojtarët më të paguar te Bayern aktualisht janë Harry Kane (25 mln euro), Jamal Musiala (18 mln euro plus 6 mln euro bonuse), Joshua Kimmich (20 mln euro) dhe Alphonso Davies (15 mln euro plus 5 mln euro bonuse). Me pak fjalë, me pagë bazë Olise do të jetë ndër tre lojtarët më të paguar. (telesport)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments