Bayern Munich duket se është pranë goditjes së madhe në merkato. Sipas asaj që raportohet nga “Bild”, bavarezët kanë rënë dakord me Florian Wirtz, për ta transferuar ne verë.
Bayer Leverkusen ka dhënë dritën jeshile për një shitje dhe pritet mbyllja e akordit mes dy klubeve.
Bayern Munich ka gati një paketë prej 250 milionë Eurosh, e cila përfshin transferimin dhe pagën për kontratën 5-vjeçare të Wirtz.
Për kartonin e fantazistit gjerman, pritet që Bayern të paguajë rreth 120 milionë Euro, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit, duke kaluar 100 milionë Eurot e paguara për Harry Kane në vitin 2023.
Interes për 21-vjeçarin kishin treguar edhe Manchester City me Real Madrid, por Wirtz i ka refuzuar për Bayern Munich.