HomeKRYESOREBayern Munich 'likuidon' Freiburg, Muller shkruan historinë dhe kthehet legjendë!

Bayern Munich ‘likuidon’ Freiburg, Muller shkruan historinë dhe kthehet legjendë!

Bayern Munich eshte mjaftuar me dy gola ndaj Freiburg ne fitoren me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të Bundesligas. Pas disa rasteve me Michael Olise, për të parë golin e parë u desh të pritet fundi i pjesës së parë. Pas një prekje me dorë në zonë të Christian Gunter, me rishikimin e VAR u vendos për penallti.

Harry Kane ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Edhe pjesa e dytë i takoi bavarezëve, por për të parë golin e sigurisë u desh të pritej minuta e 78-të.

Serge Gnabry asistoi te Thomas Muller që gjeti rrjetën për 2-0. Nje gol qe vjen ne diten kur Muller luajti ndeshjen numer 710 me Bayern Munich ne histori, askush si ai!

Bayern Munich me këtë fitore ka tashme 6 pikë, ndërsa Freiburg mbetet me 3 pikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments