Pavaresisht se u perpoq mjaft per te marre te pakten nje pike, Vllaznia nuk ia doli dhe si rrjedhoje u mund me ate gol te pesuar ne minutat e fundit nga Skenderbeu, ne ndeshjen e luajtur mbremjen e djeshme ne stadiumin e qytetit te Korçes.
Por sikur te mos mjaftonte zhgenjimi i pesimit te kesaj humbje, duhet thene se perballja me korçaret ka lene pasoja tek skuadra kuqeblu. Kjo sepse me shume mundesi dy lojtare do t’i mungojne asaj ne ndeshjen e rradhes me Egnatian ne stadiumin “Loro Boriçi” javen e ardhshme.
Njera te pakten eshte e sigurte, ajo e sulmuesit Kevin Dodaj i cili u ndeshkua me karton te kuq dhe si rrjedhoje do te jete i skualifikuar per sfiden e javes se katert te “Abissnet Superiore” ndaj rrogozhinasve.
Nga ana tjeter, ne minutat e fundit te perballjes me Skenderbeun, u largua nga fusha e lojes per nje problem muskular edhe mbrojtesi Milos Stojanoviç. Ende nuk eshte e qarte situata e tij, por nuk perjashtohet mundesia qe edhe ai te mungoje. Ne kete situate, kur e dime qe me shume mundesi do te vazhdojne te mungojne futbolliste si Gruda, Kahrimanoviç apo ndodhta edhe Bajrami, situata perkeqesohet edhe me shume te Vllaznia./www.shkodrasport.com/