...
HomeKRYESOREBayern padit Barcelonën, ankesa në UEFA: 'Patëm dëme para ndeshjes'

Bayern padit Barcelonën, ankesa në UEFA: ‘Patëm dëme para ndeshjes’

Bayern ka paraqitur një ankesë në UEFA kundër Barcelonës. Arsyeja nuk është sportive, sepse humbja me diferencë të thellë në stadiumin “Montjuic” flet qartë për supremacinë e katalanasve.

Bëhet fjalë për një ngjarje para ndeshjes, kur autobusi i ekipit gjerman u godit me gurë dy orë përpara se të niste ndeshja.

Rekordmenët e Bundesligës kanë filmuar ngjarjen dhe raportojnë se ka pasur një sulm në autobusin e tyre duke shkuar drejt stadiumit.

Lojtarët dhe stafi stërvitor në autobus nuk pësuan asnjë dëmtim, por pjesët anësore dhe xhamat e autobusit po. Bayern kërkon hetim të plotë për ngjarjen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.