Nga Maringlen ZHIVANI

Bekim Balaj ishte golashënuesi i Vllaznisë, teksa sulmuesi kuqeblu ishte më i miri i sezonit të shkuar. Shkodrani ka shënuar në total 20-rrjeta në kampionat dhe në Kupë, duke qenë më i miri në Superiore dhe duke u ndjekur nga Lushkja e Itodo Mandela.

Në dy sezone me Vllazninë, sulmuesi ka bërë mjaft mirë, teksa me fanellën kuqeblu ka shënuar 40 gola. Balaj është munduar para porte maksimalisht edhe këtë sezon, teksa statistikat i ka të njëjta edhe me ato të sezonit të kaluar.

Në kampionatin tjetër, atë të sezonit 2023-2024, Balaj ka shënuar 17 rrjeta në kampionat dhe tre në Kupë. Ndërkohë, këtë sezon, ekipi i Vllaznisë ka shënuar 57 gola.