Basketbolli shqiptar i meshkujve ka vetem nje emer: Beselidhja. Skuadra lezhjane e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali mbremjen e sotme eshte shpallur per here te dyte rradhazi kampione e Shqiperise. Por duhet thene se titulli i sivjetem ka qene me i lehti i mundshem i fituar ndonjehere.

Finalen e pare e fitoi me nje diference prej 64 pikesh (132-68) ndersa te dyten ne Durres e fitoi me nje diference prej 52 pikesh (123-71). Ndersa sot, ne finalen e trete qe u luajt ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” eshte arritur nje fitore edhe me e thelle, me plot 70 pike diference ndaj durrsakeve.

Nje fitore e pazakonte per nje finale, çka ndoshta tregon se durrsaket mund te mos ishin finalistet e duhur te ketij sezoni. Ne finalen e sotme, Beselidhja ka fituar me rezultatin e thelle 134-64, pra me nje diference prej plot 70 pikesh.

Sigurisht qe ka qene nje titull mese i merituar i kesaj skuadre qe po ben ligjin ne basketbollin shqiptar dhe ne kete menyre ajo koleksionon edhe titullin e dyte kampion rradhazi, çka tregon edhe njehere tjeter se jane nje realitet i bukur i ketij sporti.(www.shkodrasport.com)

Finale-Play off, Meshkuj

Nd.1, Besëlidhja – Teuta, 132-68

Nd.2, Teuta – Besëlidhja, 71-123

Nd.3, Besëlidhja – Teuta, 134-64 (3-0)