Besëlidhja e basketbollit të meshkujve nuk ka ndër mend të ndalet në rrugëtimin e saj, për të mbrojtur sërish titullin kampion i Shqipërisë. Një gjë e tillë duket qartë nga përforcimet e bëra së fundi në merkato dhe trajneri Afrim Bilali tashmë do të ketë një kontigjent edhe më të plotë dhe më cilësor në dispozicion.
Afrimet në skuadër kanë nisur herët tek lezhjanët dhe i pari që veshi fanellën e Besëlidhjes këtë verë ka qenë basketbollisti Frenki Lilaj. Një përforcim i rëndësishëm me një prej emrave më premtues të basketbollit shqiptar, lojtar i kombëtares dhe me një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit.
Më pas erdhi amerikani Momo Stokes i cili vjen nga George Fox University, duke sjellë me vete përvojën, përkushtimin dhe pasionin për lojën. Pas tij me Besëlidhjen u bashkuan edhe dy amerikanët e tjerë, Dalon Dean dhe qendra Trey Edmonds.
Me këto përforcime, Besëlidhja duket shumë më e fortë dhe si rrjedhojë objektivi i saj i deklaruar nga drejtuesit është një dhe i vetëm: Fitimi i titullit kampion edhe në sezonin e ri të basketbollit shqiptar.(www