...
HomeKRYESORE'Buffon vendoste baste në Serinë C. Kur luaja për Juventusin, ai nuk...

‘Buffon vendoste baste në Serinë C. Kur luaja për Juventusin, ai nuk ishte i vetmi që e bënte një gjë të tillë’

Felipe Melo është një nga ata lojtarë që di të bëjë zhurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Braziliani është tërhequr në fillim të këtij viti nga futbolli i luajtur, por sërish gjen mënyrën për të qenë aktiv, sidomos kur bën deklarata të forta.

I ftuar së fundmi në “SportTV”, Melo ka zbuluar disa prapaskena nga koha kur luante me Juventusin, 2009-2011. Braziliani ka treguar që portieri i Juventusit, Gianluigi ishte i varur nga bastet.

“Ne shkonim në qendër tregtare, ai vinte baste. Shkonim në kinema, ai vinte baste. Ulje para kompjuterit ose iPad-it të tij dhe vinte baste. Një ditë më pyeti “Shoku, çfarë mendon për këtë ndeshjen në Serie C braziliane.

Ai vuri bast dhe mbaj mend që fitoi shumë para, por pastaj i humbi të gjitha. Ai nuk ishte lojtari i vetëm që luante baste, kishte edhe të tjerë te Juventusi”, tha Melo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.