HomeKRYESOREBundesliga/ Bayerni me ‘5 yje’ ndaj Hamburgut

Bundesliga/ Bayerni me ‘5 yje’ ndaj Hamburgut

Bayern Munich ka regjistruar fitore të thellë në shtëpi ndaj Hamburg, në kuadër të javës së tretë në Bundesligë.

Bavarezët ishin dominues që nga fillimi, për të fituar me rezultatin 5-0.

Serge Gnabry (3’) me një supergol pas një goditje të fuqishme e kaloi Bayernin në epërsi.

Vetëm gjashtë minuta më vonë ishte Pavlovic që dyfishoi epërsinë pas asistimit të bukur të Harry Kane (9’).

E nuk kishte si të mungonte goli i Kane, i cili realizoi nga pika e bardhë (26’).

Bayerni vazhdoi me të njëjtin presion, kurse transferimi i verës Luis Diaz u përkujdes për golin e katërt pas asistimit të Kimmich (29’).

Fitoren e thellë të Bayernit e vulosi Harry Kane, me një gol pas asistimit të Michael Olise (62’).

Bayerni ka nëntë pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa Hamburgu qëndron në vendin e 17-të me vetëm një barazim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments