Nga Maringlen ZHIVANI


Burreli i trajnerit shkodran Samuel Nikaj vijon seancat stërvitore në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Matit. Nga sa bëhet e ditur, javën e ardhshme pritet të nënshkruhen kontratat me futbollistët që janë aktualisht pjesë e skuadrës.

Drejtuesit janë në bisedime intensive me disa futbollistë cilësore, teksa me shumë mundësi në ditët në vazhdim do të konkretizohet gjithçka.

Ndërkohë, numri një i pankinës matjane, trajneri shkodran Samuel Nikaj, në bashkëpunim me drejtuesit e Burrelit, kanë “piketuar” edhe kundërshtarin e parë që do t’i sfidojë në një miqësore.

Edhe pse nuk janë përcaktuar vendi dhe orari i zhvillimit të ndeshjes, me 1-gusht, kundërshtari i parë i miqësores së matjanëve do të jetë Iliria e Fushë-Krujës që drejtohet nga trajneri lezhjan Dritan Smajli.

Në këtë kampionat, ekipi i drejtuar nga ish-futbollisti i Vllaznisë do të jetë në cilësinë e skuadrës debutuese në Kategorinë e Parë.(www.shkodrasport.com)