HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylis prezanton një tjetër sulmues të ardhur nga merkatoja, pak ditë para...

Bylis prezanton një tjetër sulmues të ardhur nga merkatoja, pak ditë para ndeshjes me Vllazninë

Bylis është përforcuar në sulm perpara ndeshjes me Vllaznine. Klubi ballshiot ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit nga Azerbajxhani, Amil Azim Oglu Yunanov. 31-vjeçari ka luajtur në vendin e tij për skuadra si Sabail, Sumqayit dhe Kapaz.

Sulmuesi Yunanov prezantohet te Bylisi!

FK Bylis prezanton sulmuesin me eksperiencë nga Azerbajxhani, Amil Azim Oglu Yunanov. Ky i fundit do të mbajë veshur fanelën bardhekuqe për sezonin e ardhshëm.

Yunanov bëhet pjesë e klubit tonë, pas një eksperience të gjatë në kampionatin elitar të shtetit të tij, Azerbajxhan, madje prej 2016 është pjesë e përfaqësueses së shtetit të tij, me të cilën numëron 4 takime.

Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe sulmuesit Yunanov dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments