HomeKRYESORECarlo Ancelotti: Dua të largohem pas 4 vitesh nga Reali, bashkë me...

Carlo Ancelotti: Dua të largohem pas 4 vitesh nga Reali, bashkë me presidentin Perez

Carlo Ancelotti ka mohuar lajmet e mediave spanjolle, që raportonin se ai ka vendosur të largohet nga drejtimi i Real Madrid në fund të sezonit.

Në konferencën për shtyp, tekniku italian deklaroi se dëshiron të qëndrojë në stolin e madrilenëve edhe për katër vitet e ardhshme dhe ta largohet kur i përfundon mandati presidentit Florentino Perez.

“Nuk kam vendosur të largohem nga Real Madrid. Shpresoj të qëndroj edhe për katër vitet e ardhshme, ashtu si Florentino Perez. Do të ishte ideale që të dy të largohemi në vitin 2029. Ndjej se këtu më duan të gjithë, si lojtarët edhe stafi”, tha Ancelotti.

E ardhmja e italianit prej kohësh është në dyshim, sidomos pas humbjeve ndaj Barcelonës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments