Christian Vieri ka folur gjatë “SFS Football Summit”, që po zhvillohet në Riad: “Mendoj se është e rëndësishme për futbollin italian të jetë këtu, sepse ai arab është një treg i madh. Futbolli italian po rikthehet, vitet e fundit kemi qenë disi mesatarë, por kohët e fundit klubet tona po punojnë shumë mirë.
Në tri-katër vitet e fundit, klubet italiane kanë bërë shumë mirë. Këtu më vijnë ndër mend rezultatet europiane të Interit, Romës, Fiorentinës dhe Atalantës. Kjo e fundit fitoi Ligën e Europës. Unë besoj se po rikthehemi në nivelet e së kaluarës dhe se është e rëndësishme të vijmë këtu në Arabinë Saudite për të treguar progresin që po bëjmë.
Së fundi kam folur me Di Biagion, që drejton Arabinë Saudite U-23. Ai më tha se ka të paktën 6-7 lojtarë me talent të madh. Mendoj se gjithnjë e më shumë futbollistë, në të ardhmen, do të vijnë për të luajtur në Itali dhe në Europë, në përgjithësi”./telesport/