Futbollisti Enriko Papa ka vendosur të kthehet në Rumani për të luajtur sërish atje dhe ka firmosur pak ditë pasi i dha lamtumirën Laçit në Superiore.
Mesfushori i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit te kurbinasit, është zyrtarizuar si afrimi më i ri i klubit të Botoshanit, duke bërë në fakt një kthim në të kaluarën pasi ka luajtur në vitet 2018-2022 për këtë klub.
Papa ndërpreu me mirëkuptim marrëveshjen që kishte me Laccin dhe mediat rumune bëjnë të ditur se ka firmosur me këtë skuadër edhe pse kishte oferta të tjera nga Gloria Buzau dhe Otelul Galati.