Miku im Ilir Buzo i cili jeton familjarisht ne Firenze prej tre dekadash ka luajtur futboll me skuadren e qytetit te tij te lindjes, Elbasanin ne vitet
’60. Ai ruan shume kujtime te pashlyeshme nga miqesia me bashkëmoshatarët qe ka luajtur, por edhe me brezin e arte te futbollisteve qe kane perfaqesuar me sukses Labinotin e Elbasanit.

Çdo vit qe Iliri rikethehet ne qytetin e tij te dashur Elbasanin, shfrytezon rastin te takohet me shoket e miqte e tij. Pak dite me pare nepe mjet nje mesazhi me dergoi ne e-mailin tim dhe nje foto qe kishte bere me nje nga futbollistet legjende te Labinotit, Mjeshtrin e Madh, Mihal Gjika.

Dhee nepermjet kesaj fotoje ai me uronte dite te bukura ne rikthimin tim pas nje viti ne qytetin e zsmres, Shkoder. Duke e falenderue per kete kujtese, jam i “borxhli” te pershendes edhe Mjeshtrin e Madh dhe Legjenden e futbollit shqiptar, Mihal Gjika per te cilin dhe ekipin e tij Labinoti une kam shkruar dhjetra komente ne ballafaqimet simbolike Vllaznia – Labinoti ne stadiumin, sot Loro Boriçi.

Mihal Gjika nje idhull per tifozerine elbasanase, qe sebashku me vellezerit e tij, Dhimitrin e Petritin si dhe me futbolliste te njohur ne futbollin e ketij qytetit si E. Ibershimi, F. Jorgaqi, P. Himci, F. Lleshi, portieri legjend Gogunja e shume e shume talente te tjere Elbasanit i falen shume kupa dhe fitore te bujshme kombetare e nderkombetare siç eshte me kulminantja fitorja e titullit kampion ne vitin 1983 ku Mihali dhe brezi i futbollisteve elbasanas i viteve’60-70 e shijuan kete fitore si spektatore. Po Kupen e Shqiperise ne vitin 1974-1975 e ngriti vete M. Gjika.

Por Mihal Gjika la gjurme te pa shlyeshme me ekipin Kombetar ku aktivizue ne 11 ndeshje dhe 2 ndeshje me ekipin Olimpik. Po keshtu kontributi i tij vleresohet edhe me ekipin e Partizanit ku ka luajtur perkrah emrave legjende si M. Janku, L. Shllaku, shkodraneve R. Rragami dhe S. Bizi, T. Vaso, R. Shehu, R. Jashari, M. Haxhiu dhe me te madhin P. Pano, duke fituar Kupen e Shqiperise ne vitin 1968 e njeheresh nenkampion.

Mihal Gjika ishte nje zbulim qe ne ekpin e te rinjeve me tranier Sh. Lamce e me pas ai i eshte mirenjohes trajnereve te qytetit te tij S. Peqini e A. Stringa dhe me pas edhe R. Resmjes tek Partizani e Loro Boricit tek ekipi Kombetar. Nje falenderim per dy miqte elbasanas dhe Mihal Gjikes shendet e lumturi ne familje.
NAMIK MEHMETI